Droni zjarrvënës që lëshon napalm 30m larg, tashmë mund të blihet në rrjet nga kushdo (fotot)

25/04/2024 21:50

Një dron i frikshëm robotik që lëshon ‘shufra zjarri’ deri në 30 metra largësi duket se mund të blihet në rrjet nga çdo anëtar i publikut, zbulojnë mediat britanike.

Zhvillimi ka ngritur shqetësime veçanërisht në një kohë kur qeveritë e botës shpenzojnë miliona për të ndaluar zjarret masive që kanë përfshirë pyjet e botës vitet e fundit.

Mjeti i lig zjarrvënës montohet në SHBA, teksa rrjeti britanik DailyStar thotë me ironi se me të “ekspertët përpiqen t’i bëjnë sa më zbavitëse punët e shtëpisë”.

Për shembull në vend që të pastrojnë një bunker të vjetër të Luftës së II Botërore nga dëbora, mund të përdorësh zjarrhedhësin për ta zgjidhur më shpejt.

Kompania e shitjes ‘ThrowFlame’ furnizon gjithashtu blerësit përveç zjarrhedhësve në dronë, edhe qen robot që mund të shpërthejnë objektiva në distancë, dhe mbushje napalmi që lëshojnë flakën deri në 30 metra largësi.

Përdorimet praktike të këtyre mjeteve janë të ndryshme, por kompania thotë se “është e gatshme të kënaqë fantazinë e çdo blerësi”, në një deklaratë që bën të dyshosh se deri u mund të arrijë adhurimi i fitimit dhe neglizhenës ndaj pasojave për natyrën ose komunitetin.

ThrowFlame liston si përdorues të mundshëm të pajisjeve të saj “ata që bëjnë punë të lodhshme” si “pastrues dëbore”, “kontroll e parandalim të zjarreve” ose “menaxhim bujqësor”, kur në fakt duket se objektivi i këtij mjeti është vetëm shkatërrimi.

Disa përdorues me ide të majta thonin se mjeti mudn të përdoret për “gjueti fantazmash apo alienësh”.

Gjithsesi flakëhedhësja “me napalm” XL18 do t’ju kushtonte $3,450 dhe duket më se e aftë të djegë si jetën tokësore dhe ate jashtë-tokësore, shkruan DailyStar.

Megjithëse flakëhedhëse të tilla flasim për menaxhim bujqësor apo pastrim dëbore, kushdo me pak imagjinatë e kupton se kjo nuk mbaron me kaq dhe dëmi që mund të shkaktohet me to është i pamasë.

Kompania ‘djallzore’ e zjarrit shkruan me tej: “Ju sjellim produkte unike që më parë ekzistonin vetëm në fantazinë tuaj. Të gjithëve na pëlqen era e napalmit në mëngjes”.

Në lidhje me dashurinë për erën e kimikateve që digjen, grupi ofron gjithashtu një qen-robot me flakëhedhëse të montuar në kurriz, çka përsëri të bën të mendosh se si këto shpikje i shiten njeriut “për të mirën e tij”.

FOTO GALERI
1/3
Një dron i frikshëm robotik që lëshon ‘shufra zjarri’ deri në 30 metra largësi duket se mund të blihet në rrjet nga çdo anëtar i publikut

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA