Debatet për Reformën Zgjedhore/ “Rithemelimi” kërkon rikthim te marrëveshja e 5 qershorit, me lista të hapura

25/04/2024 16:04

Demokratët e Sali Berishës i mbyllën derën një ideje të kahershme të socialistëve për një sistem zgjedhor me prim që i jep partisë më të madhe fituese një numër shtesë mandatesh në tavolinë vetëm për faktin se ka fituar zgjedhjet.

“Për çfarë e kërkon Rama primim për t’u shpallur mbret? Kjo nuk është demokraci por autokraci”, u shpreh Bylykbashi.

Demokratët kërkojnë jo vetëm lista të hapura, por edhe prekjen e Kushtetutës për rikthimin e koalicioneve me listë të përbërë, por për socialistët kjo çështje është mbyllur njëherë e mire në 2020.

“Çështja e koalicioneve është e panegociueshme për ne“, tha demokrati.

Edhe pse akuzojnë SPAK për arrestim te paligjshëm të liderit te tyre, kanë vendosur t’i besojnë drejtimin e një task force të përhershme për ndëshkimin e parregullsive ne zgjedhje.

“Nuk i besojmë te SPAK zgjedhjet, por i kërkojmë të bëjë punën që se ka bërë”, shtoi Bylykbashi.

Propozimi i opozitarëve parashikon rikthim tek modeli i vjetër i KQZ, votim të detyrueshëm, shtrirje e votimit dhe numërimit elektronik në gjithë vendin ose heqjen dorë prej tij si dhe garantimin e votës se diasporës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA