Daniele De Rossi, trajner i Romës, gjatë konferencës për shtypin pas fitores në fushën e Udineses, ku u luajtën 18 minutat e mbetura plus koha shtesë, u ndal edhe në ndeshjen evropiane kundër Bayer Leverkusenit, të enjten e ardhshme.
Ai lëshoi kritika ndaj Federatës Italiane për faktin se rivalët gjermane do të kenë një ditë më shumë në dispozicion për t’u përgatitur për këtë ndeshje:
“Jam i lumtur, është e rëndësishme për renditjen dhe për moralin, sepse pas disfatës ndaj Bolonjës ne ishim pak poshtë. Urime lojtarëve. Fola me djemtë, u thashë me shaka se nuk e kisha idenë se çfarë duhej të bëja, nuk kisha përgatitur kurrë një ndeshje që do të zgjaste njëzet minuta.
E dija që ndoshta duke luajtur me kaq shumë sulmues, ndoshta pas vetëm një minute më duhej të bëja ndryshime për të dhënë më shumë ekuilibër. E aktivizova në fund Stephan-in sepse ishte më sulmues. Prita gjatë, sepse herën e fundit Udinese ishte paksa e lodhur, sidomos në krahët, por sot ishin të gjallë. Më pas shkoi mirë në këndoren e fundit dhe nuk është se nuk mori pjesë shumë (qesh)”.
“Unë shikoj gjithçka, përveçse se kush ka grumbulluar më shumë pikë. Është e qartë se po bëjmë shumë mirë, edhe nëse dikush harron. Rihapim një diskutim që dukej i mbyllur, jo aq për shkak të pikëve për t’u rikuperuar në vendin e katërt, por për shkak të numrit të skuadrave që kishim përpara.
Djemtë po bëjnë një punë të pabesueshme, nuk mendoj se po të kishte qëndruar Mourinho nuk do të ishin rikuperuar, sepse nis prej tyre dhe sepse janë lojtarë me zemër të madhe dhe ata që kanë një zemër të madhe kanë krenarinë e kampionëve. Lojtarët do ta kishin ngritur kokën edhe pa mua”./ Super Sport
Top Channel