Më shumë se 500 mijë shtetas të huaj kanë vizituar vendin tonë gjatë marsit tregojnë shifrat e INSTAT.
Shifra është 47% më e lartë se një vit më parë, me Shqipërinë që po vijon të thyejë rekorde të reja për mikpritjen e vizitorëve.
Kështu në tremujorin e parë të vitit gati 1.53 milionë të huaj kanë hyrë në vendin tonë gati 30% më shumë se një vit më parë.
Gati 80% e tyre kanë ardhur nga rajoni i Evropës Jugore, ku në krye qëndrojnë shqiptarët e Kosovës, ndjekur më pas nga vizitorët e shtetit fqinj të Italisë.
Ndërkohë, një rritje ka edhe të turistëve nga Amerika si dhe Azia Lindore dhe Paqësori. Interes në rritje kanë shfaqur gjatë tre muajve të parë edhe turistët nga Evropa Veriore, ku përfshihen vendet nordike, si dhe nga pjesa perëndimore dhe qendrore e kontinentit.
Ndërkohë, INSTAT tregon se një rritje në numra kanë dhe shifrat e të huajve që vijnë për biznes me gati 2 herë, por edhe për trajtim shëndetësor.
Turizmi pritet të jetë nxitësi kryesor i ekonomisë gjatë këtij viti, ndërsa kërkesa e rritur nga të huajt, pritet të sjellë edhe shtimin e konsumit tek bizneset vendase. Prenotimet gjatë këtij viti sipas tur-operatorëve kanë filluar në masë që në fillim të vitit të kaluar.
Top Channel