“Shoqëria, më e rëndësishme se loja…”/ Romeo dhe Meritoni bëjnë paqe: E tepruam, kemi bërë gabime, por koha është ilaç për çdo paqartësi

24/04/2024 00:59

Romeo dhe Meritoni kanë bërë paqe, për t’u rikthyer edhe njëherë shoqërisë së tyre të vjetër.

Të pyetur për këtë lëvizje të ardhur në këtë moment të lojës, të dy djemtë janë shfaqur emocional duke pranuar publikisht dhe kërkuar ndjesë për fjalët e thëna në adresë të njëri-tjetrit.

Meritoni u shpreh i lumtur që mundi të shpëtonte miqësinë me Romeon, duke shtuar se: “Një miqësi që jeton në kushte të tilla është shumë më e mirë dhe më e fortë sesa një miqësi që mund të kishte qenë më herët.”

Ndërkaq, Romeo tha se të dy e kishin tepruar me mënyrën se si i ishin drejtuar njëri-tjetrit, por koha për është një ilaç për çdo paqartësi dhe kjo u ndodhi edhe atyre.

Ledioni: Historia juaj ka pasur fund të lumtur. Meriton, pse vendosët të linit pas debatet e këtyre ditëve dhe të zgjidhnit rrugën e pajtimit?

Meritoni: Është shumë më e rëndësishme shoqëria për mua sesa një lojë ku na ka marrë euforia dhe kemi gabuar me fjalët që i kemi drejtuar njëri-tjetrit. Unë reflektova me veten në momentin që Juli po më përmendëte Ilnisën dhe i kërkova që të mos e përmendëte. E kam parë Romeon duke kërkuar të mos i përmendja Heidin dhe unë nuk jam ndalur dhe në momentin që më ndodhi mua e njëjta ndjesi, mendova se sa gabim kam bërë me ditë të tëra që në një shoqëri që e kemi prej 6 vitesh që e ruajmë i kemi drejtuar ofendime dhe fjalë të ndryshme njeri-tjetrit. Vendosa që të lija pas gjithçka dhe të rikthehesha te miqësia jonë. Një miqësi që jeton në kushte të tilla është shumë më e mirë dhe më e fortë sesa një miqësi që mund të kishte qenë më herët. Unë jam shumë i lumtur që shpëtova miqësinë time. Kalova dhe jam duke kaluar kohë shumë të mira me Romeon dhe nuk më intereson aspak se si të tjetër janë duke përfituar nga situata, duke e konsideruar si servilizëm dhe jo paqe me njëri-tjetrin, duke e parë si lojë dhe jo ndjenjë. Duke e kthyer gjithçka jo në mesazh, por në interes.

Romeo: Shoqëria ime me Meritonin është një shoqëri që ka nisur prej kohësh. Ne kemi vite që njihemi. Nuk dua të analizojë situata, gabime kam bërë unë, gabime ka bërë Meritoni, e kemi tepruar me njëri-tjetrin, e kemi ofenduar njëri-tjetrin, kemi pasur shumë nerv me njëri-tjetrin dhe për gjëra që ndoshta jashtë sqarohen në sekondë, këtu brenda ndoshta edhe nga presioni të erren sytë dhe disa gjëra mbeten ndoshta edhe pa u sqaruar. Megjithatë, koha për mendimin tim është një ilaç për çdo paqartësi. Kërkuam njëri-tjetrin. Një batutë, një diçka dhe ç’është e vërteta po kërkonim njëri-tjetrin që të afroheshim. Por edhe merak kishim se do të na e përdornin, dilnim jashtë dhe këndonim “shokë, shokë jena…”. Viheshim në sklet, por tani edhe shpirti na qante që të pinim një kafe, të bënim një muhabet. Dhe ti thosha më falë, halli ishte se mos dilnim keq. Ky është problemi kur janë kamerat që monitorojnë gjithçka këtu brenda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA