Tre të shpallurit në kërkim në Kukës pas sherrit mes disa personave dy ditë më parë janë vetëdorëzuar në komisariat.

Pas konsultimit me prokurorin, shtetasit e vetëdorëzuar A. E., 48 vjeç, U. E., 46 vjeç dhe I. M., 30 vjeç u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Pas sherrit nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. E., 40 vjeç, gjithashtu të përfshirë në këtë rast. Ndërkaq, Policia po punon për kapjen e personit të fundit të kërkuar për këtë rast, Q. M., 29 vjeç.

“Policia e Kukësit ka vijuar veprimet procedurale dhe kontrollet për dokumentimin e rrethanave të konfliktit të ndodhur në rrugë, më datë 22.04.2024, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për këtë konflikt.

Si rezultat i kontrolleve të Policisë, vetëdorëzohen 3 shtetas të shpallur në kërkim për këtë rast.

Pas konsultimit me prokurorin, shtetasit e vetëdorëzuar A. E., 48 vjeç, U. E., 46 vjeç dhe I. M., 30 vjeç u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Pas konfliktit nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. E., 40 vjeç, gjithashtu të përfshirë në këtë rast. Ndërkaq, Policia po punon për kapjen e shtetasit të fundit të kërkuar për këtë rast, Q. M., 29 vjeç.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës”, sipas policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA