PSG-ja triumfon me “poker” ndaj Lorient, Lille mund t’i “dhurojë” titullin sonte

24/04/2024 21:11

Paris Saint-Germain merr një triumf shumë të rëndësishëm në transfertën e Lorient, ndërsa fitoi me rezultatin 1-4 në takimin e javës së 29-të të Ligue 1, që mund të bëhet edhe sfida që vulos matematikisht titullin kampion.

Skuadra e Luis Enriques diktoi ritmin në këtë përballje të cilën e fitoi falë dopietës së Dembele në minutat 19’ dhe 60’ dhe dygolëshit të Mbappe në minutat 22’ dhe 90’, ndërsa për Lorient shënoi vetëm Bamba në minutë e 73’.

Në këtë përballje përveç Kylian Mbappe-s, Luis Enrique i dha minuta edhe vëllait të vogël, Ethan që luajti nga minuta e 73’.

Pas javës së 29-të Lorient renditet në vend të 17-të me 26 pikë.

Ndërkohë PSG-ja kryeson me 69 pikë, 14 pikë diferencë me vendin e dytë, Monaco, por me këta të fundit luajnë në orën 21:00 ndaj Lille dhe nëse nuk ia dalin të marrin 3 pikët, atëherë Paris Saint-Germain shpallet matematikisht kampion i Francës.

Lorient-Paris Saint-Germain (1-4) / Java e 29-të, Ligue 1

90′-Goool! Mbappe gjen sërish rrugën drejt rrjetës, PSG bën “poker”. 

73′- Goool! Mendy dhuron asist, Bamba mposht Donnarumma-n dhe i dhuron golin e parë Lorient-it.

60’-Goool! Mbappe dhuron “shoq” dhe jep asist, Dembele i harruar nga mbrojtja e vendasve e dërgon topin në fundin e rrjetës.

22’-Goool! Pas asitit të dhuruar nga Mendes, Mbappe e dërgon bukur topin në fundin e rrjetës dhe dyfishon avantazhin e PSG-së.

19’-Goool! Mayulu dhuron asist, Dembele zhbllokn sfidën dhe i jep avantazhin PSG-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA