Pezullohet prifti ortodoks që udhëhoqi ceremoni në varrimin e Navalnyt

24/04/2024 13:58

Prifti rus Dmitry Safronov është pezulluar për tre vjet, pasi e udhëhoqi një ceremoni të lamtumirës në varrimin e kritikut të zëshëm të Kremlinit, Alexei Navalny, muajin e kaluar.

Vendimi i patriarkut Kirlli u publikua në uebsajtin e Dioqezës së Qytetit të Moskës më 23 prill, në të cilin nuk u dhanë shpjegime.

Dioqeza mori vendim gjithashtu ta ulë në pozitë priftin Safronov.

Safronov e udhëhoqi edhe një ceremoni tjetër fetare në ceremoninë tradicionale ortodokse për shënimin e 40 ditëve nga vdekja e Navalnyt.

Ai gjithashtu ishte në mesin e priftërinjve të cilët e kishin nënshkruar një peticion duke kërkuar që trupi i Navalnyt t’i dorëzohej familjes, pasi politikani rus kishte vdekur në një burg në Arktik në shkurt.

Navalny, 47 vjeç, vdiq më 16 shkurt në një burg siberian në rrethana ende të panjohura. Ai ishte duke vuajtur një dënim prej 19 vjetësh burgim për ekstremizëm dhe akuza të tjera, që gjerësisht janë parë si të motivuara politikisht.

Vdekja e tij në rrethana të paqarta ka bërë që bashkëshortja e tij, Yulia Navalnaya dhe mbështetësit e tij të thonë se ai është vrarë, pavarësisht se në certifikatën e vdekjes, të lëshuar nga autoritetet ruse, thuhet se Navalny vdiq nga shkaqe natyrale./REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA