Banorët duket se nuk e kanë pritur aspak mirë bashkimin e dy miqve të vjetër, Romeos dhe Meritonit, të cilët patën debate të ashpra mes njëri tjetrit.
Juli u shpreh se Meritoni kishte interes të bashkohej pasi ngeli vetëm pas ikjes së Ilnisës dhe Rikes, ndërsa Graciano u shpreh mosbesues ndaj shoqërisë së tyre.
Heidi tha se ndihet mirë që ata janë pajtuar, por e ka të vështirë të besojë Meritonin.
Juli: Mendoj se një ribashkim shokësh është gjithmonë i mirë, por mënyra ka të bëjë me rrugëtimin e Meritonit. Me ikjen e Ilnisës u ndje vetëm, u afrua me Riken dhe pas ikjes së saj, u ndje sërish vetëm. U afrua me Françeskën dhe ka gjet një mënyrë për tu afruar me Romeon. Kjo nuk ka të bëjë me shoqërinë, por mënyrë për ta çuar këtë lojë më tutje se nuk rri dot vetëm. Janë kopje me njëri tjetrin
Graciano: Kur pash këtë klipin tani mu bë mishi kokrra, nëse do ishte e vërtetë, mesazhi është fantastik se falja është hynore. Ama se kjo situatë përdoret se Meritoni ka ngelur si peshku pa ujë, është komplet pa dinjitet. Shpresoj mos të na zihen prap vetëm këtë problem
Liam: Nuk e di si do vendosë Heidi, por djemtë shpresoj të ngelet çdo gjë ktu brenda. Do pres ça do bëjë Heidi për këtë gjë
Roza: Më vjen mirë që dy djemtë i kanë sheshuar inatet, janë të dy çuna me zemër. Meriton ti ishe i pari që i re Romeos, e përdore për të kapur situatë.
Egla: Janë në fazë metamorfoze të dy. Unë për vetë e kam rigjykuar këtë afrim se nga ana njerëzore të ripajtohesh nuk ka asnjë të keqe, edhe sikur për loje. Nuk më pëlqen të fus hundët dhe ta përdor si strategji loje.
Heidi: Në fakt nuk do jetë situatë e vështirë se Meritoni ka treguar maturi, ka kërkuar falje dhe me nxjerr debat kot, nuk është në tipin tim. Nuk më intereson çfarë bën Romeon me marrëdhënien e tij se janë 6 vjet shoqëri. Personalisht nuk dua të hap debat, por te Meritoni nuk kam besim. Kam mllefin tim me të.
Top Channel