Mbyllet takimi me presidentin Laporta dhe Decon, zbulohet vendimi për të ardhmen e Xavit

24/04/2024 22:45

Xavi Hernandez do të jetë trajneri i Barcelonës edhe në sezonin e ardhshëm.

Trajneri i blaugranave deklaroi pas një humbje 5-3 ndaj Villareal në muajin janar se nuk do të qëndronte më në krye të katalanasve. Por, një takim i mbajtur këtë të mërkurë mes Xavit, presidentit Laporta dhe drejtorit sportiv Deco, duket se ka ndryshuar mendjen e 44-vjeçarit.

Presidenti Laporta edhe më herët kishte deklaruar se do të përpiqej ta ndryshonte vendimin e Xavit pasi e sheh si personin e duhur për blaugranat, e mesa duket ia ka dalë me sukses. Kështu, Xavi do të respektojë kontratën që e lidh me Barçën deri në vitin 2025./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA