Dy futbollistë të një skuadre të Premier League-s, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur, janë arrestuar nga autoritet britanike të akuzuar për përdhunim.
Lojtarët, të dy 19 vjeç dhe nga i njëjti ekip, janë marrë në pyetje nga Policia pas denoncimit. Dy futbollistët dyshohen për sulm, bashkëpunim në përdhunim dhe përdhunim.
“Oficerët arrestuan dy djem pas një denoncimi për përdhunim. Një 19-vjeçar u arrestua si i dyshuar për sulm dhe bashkëpunim në përdhunim. Një 19-vjeçar i dytë u arrestua si i dyshuar për përdhunim”, thanë burimet e policisë për “The Sun”.
Shtypi anglez raporton se përdhunimi i dyshuar ka ndodhur të premten mbrëma dhe viktima e supozuar kontaktoi policinë dhe ngriti padi zyrtare disa orë më vonë.
Dy lojtarët janë liruar me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme. /Supersport
Top Channel