Japonia përgatitet të rifillojë centralin bërthamor më të madh në botë, 15 vjet pas Fukushimës
Kryeministri Shqiptar Edi Rama do të nisë një tur takimesh me diasporën shqiptare nëpër botë. Lajmi bëhet i ditur prej burimeve diplomatike pranë kryeministrit shqiptar.
Sipari i takimeve të Ramës do të nisë në 12 maj me Athinën, ku pritet të zhvillohet një takim me pjesëmarrje të gjerë.
Për këtë qëllim në Athinë u ndodh edhe Sekretari Organizativ i PS Blendi Klosi dhe drejtues të tjerë të PS të cilët patën takime me personalitetet të emigracionit shqiptar që jeton në Athinë.
Sipas zotit Klosi, nisja e turit të takimeve të kryeministrit Rama në diasporë synon të thellojë lidhjet që vendi unë ka me shqiptarët kudo në botë.
“Së shpejti! Rienergjizimi i Diasporës për Shqipërinë 2030 maj-qershor”, shkruan Rama në foton e postuar këtë të mërkurë.
“Janë politikat e partisë sonë që synojnë lidhje të forta të diasporës me vendlindjen”, tha Klosi, duke rreshtuar disa pika që sipas tij kanë interes për emigrantët ku mes kryesoreve renditi vulletin e qeverisë për të mundësuar votën e emigrantëve por edhe një sërë çështje të karakterit ekonomik të cilat i çlirojnë ata nga pengesat burokratike dhe që tashmë kryhen tërësisht falas dhe shumë shpejtë nëpërmjet portalit e-Albania.
Sipas organizatorëve të eventit, takimi i Kryeministrit do ketë shumë surpriza të këndshme për emigrantët. Me synimin që takimi të jetë një festë për shqiptarët që jetojnë në Greqi, pranë Ramës pritet të përformojnë me muzikën e tyre edhe këngëtare të njohur si Noizy dhe të tjerë.
Top Channel