“Je dhe i lidhur, i shkove asaj në suitë”, Meritoni e akuzon, Graciano i kthehet ashpër: Të kesh turp për këtë që thua

24/04/2024 19:30

Një debat i ashpër me akuza ndodhi këtë pasdite mes Gracianos dhe Meritonit.

Ky i fundit, akuzoi Gracianon për qëndrimin e tij në suitë mbrëmjen e kaluar me Heidin. “Je edhe i lidhur”, i tha artisti, ndërsa balerini e konsideroi të turpshëm këtë koment.

Meritoni: Graciano, edhe 8 ditë i ke ti

Graciano: Ik o Meriton se na e shpife, kush dreqin je ti të na vendosësh ditët

Meritoni: Shijoje edhe 8 ditë shpirti im

Graciano: Ik lëpihu, ik bëhu tabel, ik ore, ato gishtat futi në vesh, fërko sytë, ec ore. Mashkull më pa dinjitet se ty, çfarë dreq burri je ti

Meritoni: Po ti po flet prë burrni?! Kur je i lidhur i dashuruar dhe shkon i flet tjetrës. I shkon në dytë

Graciano: Po a ke pak surrat? Më vjen keq që të kam përballë. Ti të martën do çohesh si je, do shohësh çfarë kam thënë unë atje dhe do më thuash më fal

Meritoni: Kjo është e turpshme

Graciano: Ta bësh këtë situatë në këtë mënyrë kaq të pistë, duhet të kesh turp për këtë çfarë thua. O shoku, këtu ecet me këmbë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA