I shpallur në kërkim pasi vrau të moshuarin, vetëdorëzohet në policinë e Korçës 39- vjeçari (emri)

24/04/2024 16:51

Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim është vetëdorëzuar në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë.

Edison Demiri banues në fshatin Pojan, Maliq, më datë 25.07.2011 në bashkëpunim me një shtetas tjetër, për motive të dobëta, ka plagosur me pasojë vdekjen, shtetasin A. Z., 78 vjeç, si dhe ka dëmtuar lehtë djalin e tij.

Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin e datës 14.11.2023, e ka dënuar këtë shtetas, me 6 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet, 11 muaj e 18 ditë burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA