Gjermania ngre pensionet në të gjithë vendin me 4.57%, si rrallëherë më shumë se inflacioni (fotot)

24/04/2024 21:45

Më shumë se 21 milionë pensionistët e Gjermanisë do të marrin një ngritje ‘të konsiderueshme’ pensionesh prej 4.57% duken nisur nga 1 korriku, pas aprovimit të vendimit nga kabineti federal sot në Berlin.

Ngritja përfaqëson një rritje të ardhurash më të madhe sesa inflacioni që po pëson vendi, për çka qeveria tha se herën e fundit që kjo ka ndodhur ishte ngritja e vitit 2000.

Në dy vitet e fundit rritja e pensioneve ka qenë gjithmonë më e ulët se rritja e inflacionit në vend, dhe rrjedhimisht nuk përfaqësonte një rritje të mirëqenies por vetëm kompensim i një pjesë të humbjes së të ardhurave prej inflacionit.

Por inflacioni në Gjermani raportohet në rënie dhe sipas shifrave qeveritare në mars ai shënoi vetëm 2.2%.

Rritja e pensioneve do të aplikohet në të gjithë vendin njëkohësisht për herë të parë, sipas autoriteteve.

Në të kaluarën pensionet në ish-Gjermaninë Lindore mbeteshin prapa atyre në ish Perëndim.

Vitin e kaluar rritja e pensioneve në lindje iu afrua niveleve të perëndimit prej një rritjeje më të qëndrueshme në ish-Lindjen.

Vitin e kaluar rritja e pensioneve në ish-Gjermaninë Perëndimore arriti në  4.39% në krahasim me 5.86% në zonat e ish-Gjermanisë Lindore, shkruan rrjeti YahooNews.

FOTO GALERI
1/3
Ngritja përfaqëson një rritje të ardhurash më të madhe sesa inflacioni që po pëson vendi, për çka qeveria tha se herën e fundit që kjo ka ndodhur ishte ngritja e vitit 2000.

Top Channel