“Gërdeci”/ SPAK kërkon marrjen si provë të ekspertimit tekniko-ushtarak! Mediu debat me prokurorin Braho: Nuk shkova të bëj ushtrinë, por të bëja politikat

24/04/2024 13:57
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu

Ditën e sotme (24 prill), është zhvilluar seanca gjyqësore në GJKKO ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për tragjedinë e Gërdecit.

Avokatët mbrojtës dhe Mediu kundërshtuan provat e prokurorisë. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raportoi se SPAK ka kërkuar të merret si provë akt ekspertimi tekniko ushtarak në gjyqin e mediut ndërkohë që ata kërkuan eksoertim tjetër për shkaqet e zjarrit dhe të bëhet eksperimenti.

Ndërsa bëri me dije gjithashtu se SHBA ka sjellë një përgjigjie të letër porosive mbi pyetjet e disa prej dëshmitarëve që jetojnë atje, por autoritetet gjyqësore janë shprehur se pyetja e këtyre personave nuk mund të bëhet nga gjykata por vetëm nga agjentët e FBI.

Nga ana tjetër, Mediu kërkoi që të ketë një diskutim nëpërmjet video-konferencës me dëshmitarët që jetojnë në SHBA.

“E kemi bërë të qartë kërkesën tonë. Kemi kërkuar një diskutim interaktiv me një kompani që ka pasur kontratë me ministrinë e Mbrojtjes. Do ishte mirë të kishim një diskutim nëpërmjet video-konferencës.

Kërkova të vlerësohet pjesa ligjore formale e aktit të kryer dhe të përcaktohet se çfarë ka ndodhur. Është e gjitha ajo historia e karrocës së dorës, ndërkohë që vetë ekspertët amerikanë thonë se nuk ka asnjë lloj nxehtësie aty për të djegur barutin. Mendoj se do ishte në dinjitetin e SPAK që të bëheshin të gjitha aktet e ekspertizës për pretendimet e bëra”- tha ish ministri i Mbrojtjes.

Po ashtu, Top Channel, ka zbardhur edhe diskutmet gjatë seancës gjyqësore mes prokurorit të SPAK Klodian Braho dhe Mediut pasi ky i fundit kërkoi kryerjen e një eksperimenti hetimor për përcaktimin e shkaqeve të shpërthimit dhe pyetjen e ekspertëve amerikanë që kanë firmosur aktin e parë kur ndodhi shpërthimi.

Prokurori Klodian Braho hodhi poshtë pretendimet e avokatëve të Mediut që pretendonin se akuza për shpërdorim detyre ndaj tij, nuk qëndron.
“Në Gërdec u krijua mjedis i rrezikshëm dhe ministri ishte në dijeni, Gërdeci nuk ishte i licensuar”- mësohet të jetë shprehur Braho.

Nga ana tjetër Mediu është përgjigjur me fjalët: Nuk shkova të bëj ushtri por për të orientuar politikat e mbrojtjes.

Seanca gjyqësore e radhës do të mbahet më datë 2 maj në orën 10:00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA