“Familja ime e dytë”, kampioni i Italisë: Do të hidhesha në zjarr për Interin

24/04/2024 16:16

Alessandro Bastoni është rritur tek Atalanta.

Me një “mjeshtër” si Gasperini mësoi shumë, ndërkohë që prej vitesh është kthyer në një nga pikat më të forta të Interit.

Klub që e cilëson familjen e tij të dytë. 25-vjeçari e ka shijuar në maksimum zyrtarizimin kampion Italie pas fitores në derbin me Milanin, që ishte edhe kampionati numër 20-të për zikaltrit.

Të fitosh titullin me Interin është gjëja më e bukur, do të thotë shumë një arritje e tillë. Kemi bërë shumë sakrifica vitet e fundit, gjatë së cilave kemi pësuar shumë zhgënjime.

Por tani shoh në fytyrë skuadrën, stafin dhe e ndiej se janë familja ime e dytë. Do të hidhesha në zjarr për këtë familje, realisht do të hidhesha në zjarr… Ishin larguar 12 shokë skuadre dhe kishim frikë mos ishim dobësuar si skuadër. Pasi nuk e kishim të qartë se kush do të vinte si përforcim.

Por, të rinjtë, përveçse lojtarë të fortë, kishin një dëshirë të madhe për të bërë mirë dhe për të fituar. Ishim të sigurt për talentin e tyre, por kurrë nuk e di si janë në aspektin njerëzor. Tani mund ta them lirisht se janë djem fantastikë, brenda dhe jashtë fushës. Tek Interi është krijuar një harmoni e jashtëzakonshme mes lojtarëve të vjetër dhe atyre të rinj”, deklaroi mbrojtësi zikaltër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA