Me një kapacitet prej 600 të dënuar dhe 160 të paraburgosur në burgun Fier, rreth 80 të dënuar, përfitojnë nga Amnistia Penale.
Sipas drejtuesit të IEVP FIER Ervin Bushi, përfituesit nga amnistia penale pritet të dalin nga institucioni i vuajtjes së dënimit në Fier rreth orës 13 :00, ndërkohë që nga komisariatet e policisë po vijojnë të dërgohen dokumentacionet për të dënuar të tjerë nga paraburgimi, ku numri i tyre shkon në gati 80 persona.
Pjesa më e madhe e të dënuarve që përfitojnë nga kjo amnisti ne IEVP Fier, janë dënuar për vepra penale si “prodhim dhe shitje narkotikesh”, “Vjedhje”, “Dhunë në familje”, “Dhënie ndihme i kalimit te paligjshëm të kufirit”, “Armëmbajtje pa leje” etj.
Të dënuarit që lirohen sot nga IEVP Fier përfituan amnistinë pasi u kishte mbetur nga 1 vit e 5 muaj dënim.
Top Channel