Turistja 31 vjeçare humb jetën teksa bënte ‘selfie’ afër kraterit të vullkanit në Indonezi (fotot)

23/04/2024 21:38

Një turiste që bënte foto nga buza e një vullkani aktiv 80 metra të lartë në Indonezi ka humbur jetën, teksa pozonte për foto gjatë panoramës së agimit mbi krater.

31-vjeçarja me shtetësi kineze Huang Lihong, ra në kraterin e vullkanit Ijen Crater mëngjesin e 20 prillit njoftonin mediat lokale.

Ajo dhe bashkëshorti Zhang Yong, ishin ngjitur në majë të malit për të shijuar agimin dramatik nga buza e vullkanit.

Por teksa Lihong pozonte për fotot, veshja e saj raportohet se u kap diku në shkëmb dhe e bëri të rrëshkiste. Gruaja ra së prapthi në krater para bashkëshortit të saj të shokuar qe nuk arriti ta ndihmonte.

Në një nga fotot e publikuara pas vdekjes shihet viktima që pozon me një këmbë të ngritur në buzën e vullkanit, teksa avuj sulfuri dalin nga krateri prapa saj.

Mediat vendase thonin se e ndjera kishte rënë rreth 80 metra poshtë në grykën e vullkanit dhe grupeve të shpëtimit iu deshën më shumë se dy orë për të rikuperuar trupin e saj.

Dwi Putro Sugiarto, kreu i mbrojtjes natyrore të zonës tha se ngjarja ishte një aksident tragjik dhe se turistët duhet të tregojnë kujdes gjatë ngjitjes së malit Ijen, duke mos tentuar foto te rrezikshme ne terrenin e veshtire.

Trupi i të ndjerës u transportua në Bali para se të dërgohet me rrugë ajrore drejt Kinës.

Mali Ijen është pjesë e një kompleksi vullkanësh mes maleve Banyuwangi e Bondowoso në ishullin Java.

Ato njihen për zjarrin e tyre ngjyrë blu që krijohet nga reflektimet e gazit sulfurik që dalin nga krateri i ndezur. /DailyMail/

FOTO GALERI
1/5
31-vjeçarja me shtetësi kineze Huang Lihong, ra në kraterin e vullkanit Ijen Crater mëngjesin e 20 prillit njoftonin mediat lokale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA