23/12 21:18
Evan Ndicka, mbrojtësi i Romës që i frikësoi të gjithë në ndeshjen ndaj Udineses për shkak të shqetësimeve në zemër, i është nënshtruar së fundmi disa analizave të tjera në qendrën mjekësore Villa Stuart FIFA.
Analizat e kryera për fat të mirë përjashtuar probleme kardiake për 24-vjeçarin, ndërsa u vërejt se edhe shenja e mbetur në gjoks pas goditjes në ndeshjen ndaj Udineses është drejt rikuperimit të plotë.
Këshu, sipas mjekëve lojtari është sërish i gatshëm për të rifilluar aktivitetin sportiv, por sigurisht duke mbetur ende për disa kohë në mbikëqyrjen e bluzave të bardha./ SuperSport
Top Channel