“Teatër i pështirë”/ Murrizi, akuza të forta ndaj Metës dhe Kryemadhit: Lojë e pistë, si paskan parime të ndryshme kur ndajnë të njëjtin shtrat

23/04/2024 11:00

Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi hodhi akuza të forta ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit.

Në një intervistë për “Breaking’, Murrizi i quajti teatër të shëmtuar qëndrimet e ndryshme që Meta dhe Kryemadhi kanë mbajtur së fundit.

“Kjo pjesa e ndarjes së familjeve në subjekte të ndryshme politike ose debate të mëdha parimore me atë që ndan krevatin, janë një teatër i pështirë. Edhe kjo është pjesë e pisllëkut, e qelbsillëkut dhe e palaçllëkut që kanë luajtur 5, 6 apo 10 aktorë.

Nuk dua të merrem fare me marrëdhëniet e tyre burrë-grua apo prindër-fëmijë, por nuk janë vetëm këta. Ka disa familje që burri është në kryesi të PD-së, gruaja është në një parti tjetër. Kaq shumë, mos të na fyejnë këta perversë politikë. Ti nuk arrin t’i mbushësh mendjen atij që ndan krevatin, do të dalësh në fushatë t’i mbushësh mendjen të tjerëve. Do bësh promovim programi që të votoj për surratin tat. Kur nuk të bindet ai që fle në krevat. Nuk mund të jesh kaq i pafytyrë përpara qytetarëve shqiptarë, sa të bësh një teatër të pështirë. Prandaj është bërë shumë e pështirë politika e shqiptarëve për fat të keq. Edhe qytetarët, ndoshta edhe prej fukarrallikut, për pesë lekë, për një thes miell, u japin vota më flliqsirave që ka ky vend”.

Ish-deputeti shtoi se “Meta ka ditur të luajë fort dhe se për pushtetin ka lëvizur sa në anën e PD-së tek e PS-së”.

“Meta ka luajtur fort, është dashur vota e këtij që PD-ja të ishte në pushtet. Ka ditur të luajë fort. Për karrige dhe pushtet ka bërë një akrobaci që nuk ka pyetur nëse ka thyer shtyllën kurrizore. Në 2011, 21 janari, po të isha unë në vend të Sali Berishës i kisha çuar Metën dhe i kisha thënë drejtësisë këtu e keni, nuk kishte nevojë për të pirë shishe vere. Një vit e gjysëm më pas ai i ktheu kurrizin PD-së dhe solli Ramën në pushtet. Pastaj u zgjodh presidenti kur PD-ja ishte në çadër në protestë, Berisha e Basha. Pastaj filloi sherri me ortakët e rinj. Ka kapërcyer nga PD-ja tek PS-ja dhe anasjelltas. Këta ia kanë pasur nevojën falë mandateve. Këtë në 2008, Rama me Berishën, donin ta asgjësonin. Por atë që nisën ta bënin e zmadhuan më tepër. Nga katër rriti numrin e deputetëve më tepër. Ka luajtur, sepse këta që kanë pasur nevojë për karrigen e pushtetit kanë lëpirë atë që kanë pështyrë për njëri-tjetrin”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA