Puthja e parë ka ndodhur, një surprizë për Brikenën dhe një deklaratë e papritur dashurie/ Ja ku mund ta ndiqni live Big Brother VIP Albania
Etiketimet me termat ‘debile’, ‘skemaxhie’ apo ‘pa ndjenja’ të vajzave ndaj Heidit, janë bërë temë diskutimi gjatë spektaklit të sotëm.
Opinionisti Abër Hajdari u shpreh se nuk ‘gjen vend për t’i justifikuar’, ndërsa pyeti Heidin se pse nuk i argumenton dhe u kthen përgjigje gjatë javës, por vetëm gjatë spektaklit.
Arbër: Jam kundër me këto etiketime të vajzave që nuk gjej vend për ti justifikuar, o debile, po flas për Erjolën, për Rozën. Ne dëgjojmë një Heidi që argumenton, pse nuk e thua gjatë ditës. Pse nuk i përgjigjesh Rozës. Kjo mund të jetë pjesë e strategjisë.
Heidi: Unë jam shumë gati për argument, njeriu ka një qëllim kur debaton, ndalova dhe i thash, o don me u sqaru me mua, ose përgjigje, ose me më shajt. Nëse do dy të parat po, nëse me thua skemaxhie, çfarë përgjigje t’i jap.
Ori: Heidit i ka ardhur radha të jetë në sulm, por ky sherri sot ishte tralala.
Top Channel