Skandal në burgun më të madh në Britani! Rritet numri i gardianeve që bëjnë seks me të burgosurit! Njëra kishte bërë tatuazh numrin e qelisë

23/04/2024 13:29

Burgu më i madh i Britanisë që hapi dyert në vitin 2017 u konsiderua si një model ku u shpenzuan 212 milionë paund për rehabilitimin e kriminelëve.

Por vetëm 7 vite më vonë HMP Berwyn në Uellsin e Veriut ka fituar një reputacion shumë të ndryshëm, si epiqendra e një skandali seksual që përfshin Shërbimin e Burgjeve. Vitin e kaluar doli se jo më pak se 18 gra që punonin në ‘super-burgun’ e kategorisë C për meshkuj të rritur, me një kapacitet prej 2100 personash, ishin shkarkuar ose dhanë dorëheqjen pasi kishin thyer rregullat për marrëdhëniet me të burgosurit.

Një nga rastet është ajo e oficeres në provë Ayshea Gunn, e cila shkëmbeu më shumë se 1200 telefonata, duke përfshirë thirrje me video, me të burgosurin Khuram Razaq. Madje, ajo futi kontrabandë në qelinë e tij një palë kapëse, të fshehura në sytjena.

Ayshea Gunn

Ayshea Gunn

Po ashtu një kolege e saj oficerja Emily Watson kreu një akt seksual me një të burgosur në qelinë e tij, ditën e Krishtlindjes. Ka pasur një rritje alarmante në numrin e oficereve femra nga e gjithë Shërbimi i Burgut HM të shpallur fajtore për lidhje të paligjshme me të burgosurit.

Muajin e kaluar dy punonjëse femra të burgut u paraqitën në Gjykatën e Bolton Crown, të akuzuara për marrëdhënie të njëkohshme me të njëjtin të burgosur. Aleesha Bates, 30 vjeç dhe Jodie Wilkes, 27 vjeç shkëmbyen mijëra mesazhe me një të burgosur në një trekëndësh dashurie të paligjshme në HMP Buckley Hall, Rochdale.

Punonjësja e burgut Jodie Wilkes

Punonjësja e burgut Jodie Wilkes

Oficerja e burgut Bates ishte e para që filloi një marrëdhënie me një të burgosur për vepra të trafikut të drogës. Ajo ishte aq e magjepsur sa filloi të shkëmbente mesazhe me të dhe t’i dërgonte foto zhveshur. Madje planifikonte që pasi ai të lirohej të kishin një marrëdhënie së bashku. Marrëdhënia e dytë, me punonjësen e ndihmës operative Wilkes, doli në dritë në vitin 2020 kur në qelinë e të burgosurit u gjet një telefon kontrabandë që përmbante dhjetëra mesazhe.

Oficerja e burgut Aleesha Bates

Oficerja e burgut Aleesha Bates

Të dyja gratë pranuan sjellje të pahijshme në një zyrë publike, ku Bates u dënua me dy vjet e tetë muaj burg dhe Ëilkes u dënua me 12 muaj, e pezulluar për dy vjet. Në tre vitet deri në mars 2023, 31 punonjëse femra të burgut që punonin në burgjet e meshkujve u pushuan nga puna, duke përfshirë një që lindi fëmijën e të dashurit të saj të burgosur dhe një tjetër që kishte numrin e qelisë së tij tatuazh në kofshë.

Kjo është një rritje prej më shumë se 50 për qind ndaj 19 grave të pushuara nga puna në periudhën e mëparshme katërvjeçare dhe kjo shifër nuk përfshin incidentet e regjistruara në burgjet private, të drejtuara nga kompani si G4S, Serco dhe Sodexo. Pesë burra që punonin në burgjet e meshkujve dhe një ose dy gra që punonin në burgjet e grave, u pushuan nga puna për marrëdhënie të papërshtatshme gjatë së njëjtës periudhë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA