Një përballje mes dy vajzave Heidit dhe Erjolës ka ndodhur gjatë publicitetit në spektaklin e madh të ‘Big Brother VIP 3’ këtë të martë.
E gjithë ka nisur prej termit që Egla i është referuar Erjolës, si sekretare e Julit, e pasuar më pas nga Heidi.
Kjo ka bërë që Erjola të ngre tonet, ndërkohë që Heidi pretendon se është kërcënuar prej banores.
Pjesë nga biseda:
Erjola: Unë përballem me një realitet të ashpër jashtë dhe jam e vetme. Sot ne mes të spektaklit mu vunë grada dhe unë i thash je asistente.
Heidi: Jo më kërcënove me gishta në fytyrë. Rri larg dhe qetësohu
Teksa shumë debate dhe surpriza të tjera pritet të diskutohen, ju mund ta ndiqni spektaklin e sotëm në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të DigitAlb, “Big Brother VIP 1” dhe “Big Brother VIP 2” si dhe në kanalin e YouTube.
Top Channel