Françeska u suprizua nga Vëllai i Madh sonte, teksa takoi nënën e saj në një kamping të improvizuar brenda shtëpisë së Big Brother.
Nëna e saj u shpreh se ndihet krenare për Françeskën, ndërsa tha se u prek për faktin se nuk e dinte që ajo kishte vuajtur nga bulimia.
“Jam krenare për ty. Djali rritet çdo ditë, përditë mëson një fjalë. Djalin e ke shumë mirë. Nuk jam mërzitur me ty fare, më vjen keq që nuk e dija, unë jam me ty dhe jam pas teje në çdo vendim që ti merr. Të ndjekim gjithë kohës. Jam e lumtur që kam një vajzë trime.
Ke thënë kam hyrë këtu për Charlin. Nuk dua që të qash, por të ecësh përpara. Charli ka një mami trime dhe të vendosur, që ecën përpara, me gjithë guximin dhe forcën që ke. Unë e mbështes Françeskën, buliminë nuk e kam ditur, kemi qarë me ditë të tëra me bashkëshortin”-u shpreh nëna e Françeskës.
“Më fal mami. Ëndërroj të jem një mami si mami Albana, nuk blinte kurrë gjëra për vete për të na plotësuar nevojat ne”-tha Françeska mes lotësh.
Top Channel