Kapen mat gjermanët, po ‘festonin’ ditëlindjen e Hitlerit në shtëpinë e tij në Austri

23/04/2024 16:58

Policia austriake ka vënë në pranga dy çifte të rinjsh nga Bavaria pasi kanë vizituar vendlindjen e Adolf Hitlerit, në shtëpinë ku ai ka lindur.

Katër personat kanë vendosur trëndafila të bardhë në kujtim të diktatorit nazist, në ditën e lindjes së tij, më 20 prill.

Policia arrestoi dy motra, 24 dhe 26 vjeç, si dhe partnerët e tyre 29 dhe 31 vjeç. Grupi kishte vendosur lule në një parvaz të dritares së shtëpisë. Një nga gratë u pa nga policia duke përshëndetur në mënyrë naziste teksa dy çiftet pozonin për foto.

Gruaja tha se gjesti kishte për qëllim shaka dhe se ajo nuk e kishte menduar seriozisht. Megjithatë, policia që inspektoi telefonin e saj gjeti mesazhe dhe fotografi me temë naziste që shpërndaheshin mes të katërve.

Policia tha se ata po i raportonin në prokurori me dyshimin për shkeljen e një ligji austriak që ndalon simbolet e nazizmit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA