Heidi dhe Juli patën mundësinë të sqarohen sonte në Big Brother VIP, të vetëm në sallon, teksa banorët e tjerë i dëgjonin nga dhoma e gjumit.
Sipas Julit, ai e ka humbur respektin për Heidin pasi kjo e fundit ka ndryshuar pas lidhjes me Romeon, sepse e mbron edhe kur nuk ka të drejtë.
Juli: Kur kishte gabim Romeo ia the në sy, tani e mbron edhe kur ka gabim. Pse papritur ndryshove dhe nuk the as mendimin tënd. Unë të konsideroj si lojtare, të konsideroj më shumë se atë. Ti je truri i lojës në çift, për sot nuk të respektoj më si dikur
Heidi: Kohët e fundit i kishim sheshuar gjërat, më ka mbrojtur te pjesa e ndjenjave. Papritur u bëra 100% lojtare, është e pamundur të flasësh me Julin se ka pas mburoja. Mendoj që Juli i manipulon gjërat shumë mirë
Juli: Debatet tona nuk janë të shpeshtat. Nuk dua të zihem në sy të tjertve me Heidin sepse më duket një banilitet teknik, ma ke thënë s’ma ke thënë.
Arbër Hajdari: Juli është koherent, por jemi 1 muaj larg finales dhe njeriu e ka vetë në dorë mënyrën se si e merr qasjen.
Heidi: Unë e marr lojën si më vjen në marrëdhënie me njerzit. Me Julin nuk kam kërkuar aleancë, kështu na ka shkuar marrëdhënia. Nuk e kam menduar më duhet apo jo Juli.
I pyetur nëse ‘sikur Heidi mos ishte në një lidhje me Romeon si do ishte raporti juaj?’, Juli u përgjigj ‘Nuk e di, nuk e kam idenë. Nuk ndikon se është Romeo në mes.’
Top Channel