Ish-mbrojtësi i Barcelonës në telashe, gjykata e Spanjës i ngrin llogarinë bankare mes dyshimeve për Superkupën e Spanjës

23/04/2024 20:48
Ish-futbollisti i Barcelonës Gerard Pique

Një gjykatë në Spanjë ka urdhëruar bllokimin e një llogarie bankare që i përket “Kosmos”, kompanisë në pronësi të ish-futbollistit të Barcelonës Gerard Pique nën dyshimin e destinacionit të fondeve.

Kompania e ish-mbrojtësit, është pjesë e hetimit të “Operation Brody” që po shqyrton marrëveshjen për të çuar Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite.

“Kosmos” veproi si ndërmjetës për marrëveshjen dhe gjykata ka urdhëruar që bonuset prej 3 milionë eurosh të paguara për kompaninë nga një kompani në Arabinë Saudite, të vihen nën sekuestro.

Sipas mediave të huaja, kjo është një ndër pesë llogaritë bankare të Piquesë të cilat po hetohen.

Marrëveshja u arrit gjatë kohës së ish-presidentit të RFEF, Luis Rubiales, dhe pasi një sërë mesazhesh zanore dhe tekstesh midis Rubiales dhe Pique u zbuluan nga mediat, ka dyshime për marrëdhënien e tyre. Pique në të kaluarën ka mohuar çdo konflikt interesi, qoftë në lidhje me marrëdhënien e tij me Rubiales apo marrëveshjen me Arabinë Saudite.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA