Ilir Meta: I dua shumë filipinaset, nuk jam kundër të vijnë të punojnë në Shqipëri

23/04/2024 11:29

Ilir Meta në një konferencë për shtyp nga Durrësi ka shprehur simpatinë që ka për filipinasit.

Ai shprehet se “i do shumë dhe nuk është kundër që të vijnë dhe të punojnë në Shqipëri”.

Meta: Pak më parë takova një filipinase , i dua shumë filipinasit dhe filipinaset për arsye se i njoh nga afër edhe për arsye sepse janë mjaft punëtorë. Nuk jam kundër që në Shqipëri të vijnë filipinas dhe filipinase dhe të punojnë dhe njëra prej tyre që unë e njoh shumë mirë Mikaela është e martuar me një shqiptar ka dhe tre fëmijë që kanë nënshtetësi shqiptare, por që për arsye më të pakuptimta për të mos thënë korrupsioni, sot e kësaj dite ajo nuk e merr shtetësinë shqiptare.

Unë jam për atë që nuk mund të zëvendësojmë shqiptarët as me filipinas, as me qëytetarë të nderuar nga Afrika e kudo nga e gjithë bota, ne kemi objektivin që në radhë të parë ta bëjmë Shqipërinë me katër milion shqiptarë plus dhe pastaj jemi të hapur të vijnë, të punojnë e të shërbejnë edhe nga vende të tjera. Por shqiptarët duhet të jenë zotër të vendit të tyre dhe jo refugjat në vendet e tjera. U bënë 32 vite, nuk jemi në vitet ’90 ku njerëzit hidheshin në anije se nuk kishin asnjë copë buke në shtëpi e thoshin “më mirë të vdesim në det” sesa të vdesim në mjerim dhe të poshtëruar nga regjimi i vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA