“Dua që njerëzit të më kujtojnë gjatë”, Vlahoviç: Dua Topin e Artë, futbolli luhet për lavdi

23/04/2024 16:11

Në një intervistë të gjatë për prestigjiozen franceze, “L’Equipe”, sulmuesi i Juventus, Dusan Vlahovic theksoi se mund të bënte më shumë gola në këtë sezon ndërsa shtoi se ëndërron Topin e Artë.

Ndërkohë, serbi nuk harroi të shtonte se në Itali ka mësuar shumë në lidhje me aspektin taktik duke punuar me një trajner si Allegri.

“Do të isha shumë i lumtur nëse në këtë sezon me Juventusin do të fitonim Kupën dhe më pas të kualifikoheshim në Champions. Por, e di edhe se mentaliteti i këtij klubi kërkon më shumë. Këtë sezon ndjehem mirë, ndryshe nga i kaluari ku pata shumë probleme fizike.

Punoj fort, kam shënuar 16 gola, por mund të bëja edhe më shumë. Dua të jem një lojtar të cilin njerëzit do ta mbajnë mend gjatë. Të luaj për një karrierë mediokre apo për të bërë para, nuk më intereson.

A e ëndërroj Topin e Artë? Sigurisht që po, futbolli luhet për lavdi dhe trofe. Italia më ka mësuar shumë në aspektin taktik. Mëson shumë kur kundërshtari është i mbyllur dhe nuk ka hapësira.

Pastaj, punoj edhe me një si Allegri, një nga trajnerët më të fortë në këto 20-vitet e fundit. Ai më ndihmon shumë. Juventusi më ka dhënë shumë dhe këtu gjithçka është e pabesueshme, këtë e kupton sapo shkel në qendrën stërvitore. Kupton atë ndjesinë e një ambienti familjar”, u shpreh Vlahovic./ Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA