Detaje nga plagosja në Shkodër/ Babë e bir u qëlluan me thikë për një koment në rrjetet sociale, 26-vjeçri bie në pranga

23/04/2024 21:30
Foto Ilustruese

Babë e bir përfunduan në spital këtë të martë pasi u qëlluan me thikë gjatë një konflikti rreth orës 20:40, në lagjen “Mark Lula” në Shkodër.

Mësohet se Sh. L., 52 vjeç dhe E. L., 19 vjeç u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas informacioneve, ata u qëlluan me thikë për një koment negativ në rrjetet sociale.

Policia identifikoi dhe shoqëroi në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër autorin e dyshuar, shtetasin A. M., 26 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar thikën që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

“Rreth orës 20:40, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, gjatë një konflikti për motive të dobëta janë dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit Sh. L., 52 vjeç dhe E. L., 19 vjeç (babë e bir), të cilët u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, i autorit të dyshuar, shtetasit A. M., 26 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar mjetin prerës (thikë) që dyshohet se është përdorur nga ky shtetas, gjatë konfliktit. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA