Avantazhi i Julit përball dy kundërshtarët e vjetër në BBVIP, cili prej tyre është i preferuari i publikut? Ja ku mund ta ndiqni drejtpërdrejt spektaklin

23/04/2024 20:14

Pasi kanë kaluar më shumë se 100 ditë nga nisja e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri, mbrëmja e sotme premton të mbërthejë para ekranit publikun duke dhuruar sërish emocione të forta.

Juli do të ketë mundësi të mësojë se kë preferon publiku mes tij dhe Eglës, një muaj para finales së 25 majit.

Nga ana tjetër, një prej temave që pritet të diskutohet në spektaklin e sotëm është edhe forma sesi e kanë pritur banorët pajtimin mes Romeos dhe Meritonit të cilët shtrënguan duart me njëri-tjetrin dhe kërkuan falje për debatet e ashpra me fyerje që kanë pasur më herët.
Ndërsa pritet edhe një tjetër surprizë nga Vëllai i Madh për çfitin Romeo-Heidi.

Për të mësuar këtë, ndiqni spektaklin e sotëm në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të DigitAlb, “Big Brother VIP 1” dhe “Big Brother VIP 2” si dhe në kanalin e YouTube.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA