Anglia miraton ligjin për dëbimet/ Kryeministri: Emigrantët e parë në Ruanda do t’i dërgojmë në qershor

23/04/2024 12:06

Pesë persona, mes të cilëve një fëmijë janë mbytur në atë që përshkruhet si tragjedia e fundit e emigrantëve në La Mansh, e kjo vetëm pak orë pasi projektligji për dërgimin në Ruanda të klandestinëve mori dritën jeshile të parlamentti britanik.

Me qindra emigrant ishin nisur drejt Mbretërisë së Bashkuara nga Franca duke tentuar të përfitojnë nga deti i qetë, shkruan Daily Mail, që citon rojen bregdetare franceze të shpjegojë se tre nga viktimat ishin meshkuj, e dy të tjerët janë një grua e një i mitur.

Një operacion shpëtimi ishte ndërmarrë në Wimereux, pranë Boulogne-sur-Mer, por për emigrantët në fjalë ishte tepër vonë. Ministrat e qeverisë britanike insistojnë se ndalimi i trafikantëve që i nisin njerëzit në lundrim shpeshherë edhe me mjete të pasigurta, përbanë një nga shqetësimet e tyre kryesore.

Para se të ndodhte tragjedia, kryeministri Rishi Sunak qe shprehur se nuk do të lejojë asgjë që ta pengojë këtë nismë të ekzekutivit, me shpresën se fluturimet drejt Ruandës mund të fillojnë në muajin korrik. Ai sqaroi se qeveria e tij ka rezervuar avionë dhe staf të trajnuar për këtë qëllim. Kjo është pjesë e përpjekjeve që Sunak shpreson se do të rrisin përkrahjen për partinë e tij Konservatore përpara zgjedhjeve që pritet të mbahen në fund të këtij viti.

Dhjetëra mijëra emigrantë, shumë prej të cilëve ikin nga luftërat dhe varfëria në Azi, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, kanë arritur në Britani vitet e fundit. Ata mbërrijnë në ishull kryesisht duke kaluar Kanalin e La Manshit me varka të vogla në udhëtime të rrezikshme të organizuara nga bandat që merren me kontrabandë njerëzish.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA