Anëtarët e rinj të Akademisë/ Akademiku Artan Fuga ka kritika për 5 emërimet e reja si anëtarë të jashtëm

23/04/2024 21:03

Me shumicë votash Ansambleja e Akademisë së Shkencave pranoi zgjerimin e strukturës me 4 kandidatë për titullin akademik dhe 5 emërime të reja për pozicionin e anëtarit të jashtëm.

Spikatën personalitetet me zhvillim profesional botëror si Emira Murati, shefja e inteligjencës artificiale CHatgpt; shkrimtarja Lea ypi, balerini Angjelin Prelocaj, pedagogu i sociologjisë në Universitetin e Birmingham në Britani, Gëzim Alpion e poeti Lulzim Tafa. Por edhe profesorë shqiptarë me kontribut akademik si ekonomisti Adrian Civici, gjuhëtarja Kristina Jorgaqi, fizikantja Mimoza Hafizi dhe pedagogia e politeknikut, Rajmonda Buhaljoti.

Para miratimit të kandidaturave, zë kundër i këtij procesi gjatë diskutimit në seksionin e shkencave albanologjike ishte akademiku Artan Fuga. Vërejtjet e tij nuk janë për vetë emrat e të përzgjedhurve, por për procedurën.

“Për ndonjërin që ka profil shumë të lartë shkencor me reputacion ndërkombëtar që i bën mirë Akademisë së Shkencave të futet, ka pozicione të tjera si ‘akademikë nderi’, ose ndërroni statutin e Akademisë dhe pranoni këta njerëz të cilët sigurisht kanë dhënë kontribut dhe janë shumë të respektuar nga ana ime; por të infektosh kandidimin e anëtarëve me paligjshmëri, këtë e quaj të qëllimtë si përpjekje për të mbuluar paligjshmëri të tjera”, tha Fuga.

Për Fugën, mungesa e një gare mes shkenctarëve për emërimet e reja në Akademinë e Shkencave shkel kriteret e pranimit si dhe e bën procesin e pabarabartë e të jashtëligjshëm; akt që e ka kundërshtuar edhe në Kuvendin e Shqipërisë dhe ju kërkon të përzgjedhurve të refuzojnë titullin.

“Kryesia e Akademisë së Shkencave ka shpikur një nocion të ri që e quan ‘promovim karriere’. Ligji kërkon që fushat të happen me vendim të ansamblesë, duhet të njoftohen 6 muaj përpara të gjithë universitetet. Në këtë rast,  çfarë i lejon vetes Kryesia dhe zoti Skënder Gjinushi që të promovojë ata që ai dëshiron, për disa që janë brenda në Akademi krijohen privilegje, nuk ka asnjë garë dhe krijohet pabarazi”, tha Fuga.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA