Tentoi të kalonte në Portin e Durrësit me automatik të fshehur nën dyshekun e rulotit, pranga 66 vjeçarit Italian! Nën hetim i riu që u kap me mbi 16 mijë euro të padeklaruara

22/04/2024 11:36
Arma e sekuestruar

Një 66 vjeçar Italian është arrestuar nga policia e Durrësit pasi është kapur teksa tentonte të dilte nga vendi ynë nëpërmjet portit me një armë zjarri “automatik” të fshehur poshtë dyshekut të rulotit në pronësi të tij.

Në pranga ka rënë i moshuari G.B, i cili akuzohet për veprën penale “trafikimi i armëve dhe municionit”.

Ndërkohë, policia ka goditur edhe një rast të mosdeklarimit të të ardhurave në kufi. Të riut E.H, 31 vjeç i cili po hynte në portin e Durrësit, gjatë një kontrolli i janë gjetur 16.300 euro dhe 100 paund të padeklaruara të cilat i janë sekuestruar.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA