Refugjati që u largua nga Britania për pushime në 2008, mbeti i bllokuar në Afrikë për 16 vjet (fotot)

22/04/2024 18:05

Saleh Ahmed Handule Ali, tashmë 33 vjeç, kishte fituar leje të përhershme qëndrimi në Britani, por ministria e brendshme duket se nuk e kishte regjistruar këtë.

Refugjati ishte larguar për pushime nga Britania në vitin 2008 por kishte mbetur i bllokuar në lindje të Afrikës për 16 vjet, në çështjen e rrallë që gjykatësit e përshkruanin si “të jashtëzakonshme”.

Saleh Ahmed Handule Ali, kishte ardhur në Britani në 2000 me nënën dhe dy vëllezër nga Somalia. Famlja u bashkua me babanë e Ali që fituar statusin e refugjatit dhe kishte një dokument me të cilin mund të udhëtonte.

Në vitin 2008 Ali vendosi të shkonte për pushime në Xhibuti pasi ishte sëmurë dhe kërkonte klimë të ngrohtë.

Por pasi arriti atje ai kishte humbur dokumentin e udhëtimit, dhe nuk arrinte të kthehej te familja e tij në Bristol në Britani. Teksa në Xhibuti nuk ka ambasadë britanike burri u interesua në Etiopinë fqinje dhe kur mbërriti në Addis Ababa, ambasada britanike tha se nuk kishte të dhëna se ai kishte fituar të drejtën e qëndrimit dhe udhëtimit.

Prej atëherë ai kishte mbetur i bllokuar në Etiopi pa dokumente, derisa nëna e tij duke kursyer për vite me radhë pajtoi një avokat për të risjellë në shtëpi djalin e saj.

Ministria e brendshme britanike refuzon kthimin e Ali dhe apelimet e familjarëve janë refuzuar .

Ata thonë se Ali ka mbetur i bllokuar në Etiopi duke jetuar me çka i falin njerëzit dhe çka i dërgon nëna e tij nga Anglia, i paaftë për punë prej gjendjes shëndetësore.

“Kam 16 vjet që qaj për humbjen e tim biri,” tha nëna e tij Shamis Dirya, për të përditshmen The Guardian. “Ne duam që ministria e brendshme ta kthejë këtu por ata nuk na dëgjojnë. Flasim në telefon, unë qaj dhe ai qan. Shkoi në Xhibuti vetëm për një pushim të shkurtër”.

Në një vendim të gjykatës britanike mbi cështjen thuhej: “Kjo sipas çdo standardi është një çështje e jashtëzakonshme”.

Tashmë cështja e tij është ripranuar nga gjykata pas konfirmimit të gabimit të bërë me refuzimin e parë.

Në 2017 ministria britanike konfirmoi se Ali ka të drejtën e qëndrimit në Britani, teksa avokati Khalid Khashy tha: “Klienti ynë ka vuajtur shumë, si nga shëndeti mendor dhe varfëria ku ka mbetur në Etiopi e Xhibuti, teksa shpreson të kthehet pranë familjes në Britani”.

“Për fat të keq vuajtja e tij vijon, por shpresojmë se ministria do të lejojë kthimin e tij dhe do t’i kërkojë ndjesë”. /TheGuardian/

FOTO GALERI
1/2
Vellai i Ali dhe nena e tij ne Bristol, Britani

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA