Presidenti turk Erdogan takohet me kryeministrin iraken al-Sudani në Bagdad (fotot)

22/04/2024 19:13

Kryeministri iraken Mohamed Shia al-Sudani është takuar sot me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në pallatin qeveritar në Baghdad, at në vizitën e parë të turkut në shtetin fqinjë prej më shumë se një dekade.

Axhenda e bisedimeve mes dy vendeve raportohet të jenë nafta, uji dhe siguria rajonale.

Erdogan u përshëndet me 21 të shtëna pushkësh në aeroportin e Bagdad nga kryeministri Mohamed Shia al-Sudani, dhe më pas u takua me presidentin Abdel Latif Rashid.

Herën e fundit që Erdogan ka vizituar Irakun ishte në 2011. Vizita aktuale vjen mes tensioneve rajonale të nxitura nga konflikti i rëndë në Gaza si dhe nga përplasjet mes Izraelit dhe Iranit.

Ai i tha presidentit Rashid se Turqia “priste angazhim të Irakut kundër grupeve militante kurde PKK”, sipas zyrës së Erdogan.

Erdogan e Sudani raportohet se kishin qëndruar besnik ndaj interesave të vendeve të tyre por theksonin nevojën e bashkëpunimit ekonomik mes te dyve.

Prej dekadash Turqia sulmon PKK madje edhe brenda territorit të Irakut në evente që kanë përkeqësuar marrëdhëniet, shkruan rrjeti AFP.

Sudani foli për “koordinim bilateral për sigurinë” që sipas tij të plotësonte nevojat edhe të Turqisë dhe të Irakut.

FOTO GALERI
1/3
Kryeministri iraken Mohamed Shia al-Sudani është takuar sot me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në pallatin qeveritar në Baghdad

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA