“Parqe të reja në Tiranë”, fushata e Bashkisë për mbjelljen e pemëve ndalet në Laprakë

22/04/2024 15:23

Fushatës së Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e 159 pemëve në njësinë bashkiake nr.11 i janë bashkuar edhe nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Andrea Stefani”.

Kryebashkiaku Veliaj falënderoi nxnësit ndërsa kishte një mesazh për të gjithë ata që ankohen për punët e Bashkisë.

 “Për të gjithë ata që kritikojnë se Tirana nuk ka mjaftueshëm gjelbërim, do të kishim më shumë gjelbërim sikur secili që ankohet të ketë mbjellë edhe ai një pemë. Shpresoj shumë që ta kthejmë cinizmin dhe kritikën në një sjellje pro aktive, ku secili bën të veten”.

Duke u ndalur te projektet e reja, që pritet të zbatohen brenda këtij mandati, Veliaj foli edhe për Terminalin Verior të autobusëve, punimet e të cilit pritet të nisin shumë shpejt.

“Sot i kemi kaluar të gjitha fazat me zaptuesit, pretenduesit, me lloj-lloj personazhi, që është afruar për ta marrë atë tokë. Toka është e bashkisë, ne i kemi fituar ato beteja. Gjykatat kanë dhënë verdiktin final. Dua bashkëpunim maksimal dhe mirëkuptim, që të mos e bllokojmë më qytetin. Kush ka nevojë të shohë një provë se çfarë do të thotë ky terminal modern, mjafton të shohim atë në Lundër”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA