“Nuk janë të interesuar”, dështon ankandi për Tiranën, ja çfarë pritet të ndodhë tani

22/04/2024 17:43

Kryefjala e fundjavës së shkuar dhe kësaj fillim jave ka qenë dalja në ankand e 66% të aksioneve të klubit të futbollit Tirana, të cilat janë nën pronësinë e presidentit aktual Refik Halili.

Një gjyq për çështje pronësie, pa lidhje me biznesin e futbollit, ka sjellë seksuestrimin e këtyre aksioneve që dolën në shitje në javën e shkuar me vleren prej rreth 1.6 milion eurove.

Afati i fundit ishte kjo e hënë ku palët që u paraqitën në ankand ishin vetëm, kreditore dhe debitorët duke e çuar në dështim këtë proces.

Përmbaruesi Baftjar Nela për Top Channel deklaroi: “Nuk pati ofertues, ishin të pranishme të dyja palët edhe kreditori edhe debitori, firmosën procesverbalin. Nuk arritën asnjë marrëveshje me njëri-tjetrin kjo edhe për arsye që pala kreditore nuk është e interesuar për marrëveshje.

Po çfarë ndodh tani sipas Kodit të procedurës Civile?

Nela: “Brenda 10 ditëve do të hapet një fazë e e dytë e ankandit me një vlerë rreth 30% më të ulët se vlera e parë.”

Nëse nuk ka një marrëveshje apo interesim në këtë ankand të dytë?

Nela: “Kodi e përcakton se edhe në këtë ankand të dytë nuk ka ofertues, aksionet do t’I propozohen në fillim kreditorit, nëse ai I refuzon, do të hiqet sekuestro dhe vazhdohet me pasuri të tjera.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA