Me kancer në fazën e fundit por Nathaniel Dye do të vrapojë në maratonën e Londrës!

22/04/2024 07:55

Nathaniel Dye-t i është thënë se shanset për të jetuar më shumë se pesë vjet janë jashtëzakonisht të pakta për shkak të dignostifikimit me kancer, por ai do të marrë pjesë në maratonën e Londrës.

Në tetor 2022 ai u diagnostikua me kancer në zorrë të fazës së katërt. Sëmundja është përhapur në mushkëri, mëlçi dhe nyjet limfatike. 38 vjeçari është cilësuar si një person që vrapon edhe pse është i “dënuar” me vdekje.

“Njerëzit më kanë thënë: pse po e bën këtë? Thonë: a nuk duhet të jesh i shtrirë diku në plazh? Por çfarë kuptimi ka vetëm të ulesh atje? Ajo që më bën të lumtur është arritja e të bërit diçka aktive”-deklaroi ai për britaniken The Telegraph. Ai do të marrë pjesë në maratonën e Londrës duke fryrë në një trombon plastik të lehtë, të projektuar posaçërisht për këtë ditë.

38 vjeçari do të vrapojë afërsisht 41 km, një sfidë e vështirë por që, Dye, një trombonisti i suksesshëm, po pret me padurim. Në vitin 2021 ai doli i 13-ti në maratonën e garës Beacon’s Way, duke vrapuar 170 km në 36 orë. Ai ka humbur partneren nga kanceri në vezore kur të dy ishin 25 vjeç. Po ashtu Dye humbi nënën e tij nga kanceri i zorrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA