Pavarësisht moshës së re, Florian Wirtz është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Bayer Leverkusenit. Që fitoi titullin e parë kampion në Gjermani.
Skuadra e Xabi Alonsos nuk është mposhtur ende për këtë sezon, teksa po tenton të sigurojë edhe trofetë e Europa League dhe Kupës së Gjermanisë.
“Kurrë mos thuaj kurrë në merkato, por një gjë është e sigurt! Ne nuk do ta lëmë kurrë Florianin të largohet për më pak se 150 mln euro”, u shpreh Fernando Carro, CEO i “Aspirinave”.
Fjalë për të cilat është penduar, pasi Carro thekson se te Bayeri nuk kanë ndërmend ta lënë të lirë 20-vjeçarin e talentuar.
Autor i 17 golave dhe 19 asistimeve gjatë këtij edicioni në të gjithë kompeticionet me “Aspirinat”.
“Gabova duke thënë se çmimi i Wirtz vërtitet rreth shumë 150 mln euro. Në fakt, për ne ai nuk asnjë çmim… “, theksoi drejtuesi i klubit.
Wirtz, i cili numëron edhe 16 ndeshje me kombëtaren gjermane, ka kontratë me fituesit e Bundesligës deri në verën e vitit 2027./ Super Sport
Top Channel