Katër gjermanë kapen ‘duke festuar’ ditëlindjen e Hitlerit në shtëpinë e tij të lindjes në Austri (fotot)

22/04/2024 17:22

Policia në Austri tha se ka ndaluar katër njerëz duke vendosur trëndafilë në vendlindjen e ish-diktatorit nazist pranë datës se ditëlindjes se tij.

Bëhet fjalë për katër qytetarë gjermanë që kishin vendosur të kujtonin datën në shtëpinë ku ka lindur Adolf Hitler në perëndim të Austrisë, ku po bënin përshendetje hitleriane dhe pozonin për foto.

Hitleri ka lindur në 20 prill 1889 në shtëpinë e famshme Braunau am Inn, e cila pas shumë diskutimesh u kthye fillimisht në muze dhe tani në një stacion policie, pasi autoritetet nuk duan të tërheqin amatorët e Hitlerit si një vend pelegrinazhi.

Sot policia tha se kishte ndaluar në vend katër gjermanët, dy motra me partnerët e tyre në të 20-at dhe të 30-at që vendosnin trëndafilë të bardhë dhe pozonin për foto para derës duke bërë përshendetjen Hitlerjane.

Oficerët që ndaluan grupin i çuan ata më pas në stacionin e policisë për marrje në pyetje. Një nga gratë tha se nuk kishte bërë përshëndetjen hitleriane por policia tha se në celularin e saj u gjetën mesazhe e komunikime me simbole e tematikë naziste.

Zyrtarët shtonin se katërshja po raportohen te prokurorët për shkelje të ligjit të simboleve naziste. /The Guardian/

FOTO GALERI
1/3
Dy motra me partnerët e tyre në të 20-at dhe të 30-at vendosnin trëndafilë të bardhë dhe pozonin për foto para derës duke bërë përshendetjen Hitlerjane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA