Humbja në “El Classico” sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi mund të ketë ndryshuar vendimin e tij për t’u larguar

22/04/2024 15:04

Pas humbjes së mbrëmshme në El Classico, të gjitha gjasat janë që Barcelona ta përfundojë sezonin 2023-2024 pa asnjë trofe.

Pavarësisht nga çfarë pritej, kjo ka bërë që të shtohet mundësia që trajneri Xavi Hernandez të ndryshojë mendje dhe të marrë një vendim të ri për të ardhmen e tij.

Gazetari Gerard Romero ka deklaruar se ka shumë mundësi që Xavi të qëndrojë edhe për një sezon tek Barcelona.

“Edhe pas El Clasico, shoh më shumë shanse që Xavi të qëndrojë sesa të largohet”, tha Romero.

Në fund të janarit, Xavi njoftoi se do të largohej nga posti i trajnerit në fund të këtij sezoni. Por që prej atëherë forma e katalanasve është përmirësuar dukshëm dhe pavarësisht se do të përfundojnë sezonin pa asnjë trofe, dëshira e të gjithëve është që Xavi të qëndrojë.

Joan Laporta ka vazhduar të bisedojë me menaxherin por ende nuk ka një përfundim zyrtar për të ardhmen e tij e cila duket se do të mbetet te Barça.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA