Demokratët e akuzuar për hedhje molotovi drejt Bashkisë së Tiranës në protestën e thirrur nga opozita u lanë të lirë nga gjykata me kushtin qe të mos marrin pjesë në tubime të tjera. Pas kafazit të xhamtë të akuzuarit mohuan të kenë hedhur sende piroteknike apo të kenë ushtruar dhunë ndaj efektiveve te policisë që mbronin godinën kur opozita protestonte.
Nga sot dy 18-vjeçarët Kevin Vidrica dhe Bernard Metaliaj, të cilët u akuzuan për hedhje molotovi si dhe Franc Kaloshi dhe Artan Muçmata të ndaluar për dhunë ndaj efektivëve te policisë e kanë të ndaluar të shkojnë në protestën që opozita ka thirrur të premten e 26 prillit sërish në dyer e Bashkisë. Masa e dhënë nuk u prit mirë nga zyrtaret e Rithemelimi të cilët ndoqën procesin nga afër.
Tri ditë me parë protestuesit e Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë qëlluan me bomba molotov godinën e Bashkisë. Policia shoqëroi 4 protestues ndërkohë dy organizatorët Tedi Blushi i Partisë së Lirisë dhe Klevis Balliu i Rithemelimit u proceduan në gjendje te lirë. Pas protestës ndërkombëtarët dënuan në bllok aktet e dhunës.
Top Channel