Eksporti i perimeve, fermeri nga Kurjani që e dërgon prodhimin në rajon: Vjelja e dytë që bëj, jemi në rrugën e duhur

22/04/2024 13:39

Zona e Kurjanit është e njohur jo vetëm për kultivimin e ullirit por edhe në prodhimet bujesore të serave.

Durim Bakaj nga fshati Mbers i njësisë administrative Kurjan, Roskovec ka nisur sezonin e vjeljes së domates dhe këtë vit prodhimi është i mbarë. Në 3 dynym sera me kulturën e domates fermeri parashikon të marrë një prodhim prej 100 kv për dynym dhe e gjithë sasia shkon për eksport në vendet e rajonit.

“Prodhimi është shumë i mbarë, jemi në rrugën e duhur. Ëshë vjelja e dytë që po bëj. Varet nga tregu sesi do eci. Jam i pakënaqur nga bashkimi i fermerëve sepse njëri e mbjell domate, tjetri spece dhe kështu humbim”- tha femeri Durim Bakaj.

Çka e bën tregun të sigurt për eskport të prodhimeve të fermerit nga Mbersi është cilësia e tyre bio dhe pa pesticide.

“Çdo gjë është bio këtu, as pesticide asgjë. Kushdo le të vijë ta verifikojë”– shtoi ai.

Durimi është kthyer prej 10 vitesh nga emigrimi dhe ka ndërtuar biznesin e tij familjar jo vetëm në sera por edhe në kultivimin e ullirit.
“Gjithcka qe kam krijuar është me forcat e veta”- ka thënë fermeri që kërkon të shtojë më tepër hapësirat e serave .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA