Pasditen e sotme, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri Big Brother VIP janë surpizuar me mesazhe të ndryshme nga fansat e tyre por edhe nga familjarët falë “Big Love”.

Heidi ka qenë një ndër banoret që nuk ka mundur të mbajë lotët teksa ka lexuar mesazhin e ardhur nga nëna e saj, të cilin nuk ka mundur ta përfundojë për shkak të emocioneve.

“Heidi ketrushja. Na ka marrë malli shumë për ty dhe të ndjekim me kënaqësi. Të duam shumë dhe mezi presim të të përqafojmë. Zemër ne do t’i mbështesim gjithmonë zgjedhjet e tua. Mendoj se dashuria është e papritura më e bukur që të ka ndodhur. Të dua deri në vdekje”, ka shkruar mami i saj.

Ndër mesazhet e shumta, Juli ka marrë gjithashtu një mesazh edhe nga vëllai i tij, Mario, duke e bërë banorin të përlotet. Po ashtu edhe Egla u përlot, pasi mori një mesazh nga nëna e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA