Bologna realizoi një super ndeshje ndaj Roma-s në “Olimpico”, të cilën e fitoi me rezultalin 1-3.
Ndeshja e vlefshme për javën e 33-të të Serie A rezultoi shumë e luftuar, por miqtë u treguan më të saktë përpara portës.
Goli i parë i kësaj përballjeje u realizua në minutën e 14’, me El Azzouzi që kaloi skuadrën e Motta-s në avantazh.
Ndërsa në minutën e 45’, Zirkzee i asistuar nga El Azzouzi shënoi golin e dytë për miqtë.
Në nisje të fraksionit të dytë Roma u shfaq më kërkuese, ndërsa rihapi ndeshjen ne minutën e 56’ me Azmoun që realizoi golin e vetëm të “verdhekuqve” në këtë mbrëmje.
Megjithatë në një aksion model, pas asistit të Zirkzee, Saelemaekers shënoi golin e tretë për Bologna-n dhe vulosi këtë takim.
Pas kësaj jave Bologna renditet në vend të katërt me 62 pikë, teksa Roma pozicionohet në vend të pestë me 55 pikë./Super Sport
Top Channel