“Bëni kujdes”, në Spanjë publikojnë audion e VAR-it te goli “fantazmë” i Barçës

22/04/2024 22:58

Një nga episodet që ndezi më shumë debat në El Clasico-n mes Real Madrid dhe Barcelonës, ishte ai pretendim i katalanasve për një gol në goditjen e Lamine Yamal.

Në Spanjë, mungon teknologjia e “Goal Line” dhe në këtë formë, VAR krijoi shumë polemika nëse ishte gol apo jo goditja e talentit të Barçës që u prit në limite nga portieri Lunin.

Së fundmi në Spanjë zbulojnë edhe audion e komunikimit mes arbitrave në fushë dhe atyre të VAR. Anësori, theksoi se për të topi nuk e kishte kaluar vijën fatale dhe se bëhej fjalë vetëm për një goditje këndore. Nga ana tjetër, arbitri kryesor Cesar Soto Grada i kërkoi arbitrave të VAR që të shikonin pamjet me kujdes dhe të merrnin të gjithë kohën e nevojshme pasi bëhej fjalë për një vendim shumë të rëndësishëm.

Pas disa sekondash verifikim, nga salla e VAR, arbitri Soto Grada mori konfirmimin se sipas pamjeve topi nuk e kishte kaluar plotësisht vijën fatale, duke akorduar më pas vetëm një goditje këndi që la të pakënaqur katalanasit./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA