Pitt kundër Jolie, gjykata vendos në favor të Brad për 22 dokumentet sekrete Biznesmenia goditi me gotë burrin që po përpiqej të miqësohej me të, kur duke tentuar të gjente moshën e saj i tha se ishte 4 vjet më e vjetër.
39 vjeçarja Joanne Dodd, nisi një bisedë të voglë me Carl Cooper në një bar në Britani, kur ai sugjeroi se mendonte se ishte 43 vjeçe.
Gruaja e tërbuar nga vlerësimi i pafajshëm i burrit, tentoi ta sulmonte por ai u largua drejt tualetit, por përsëri kur ai doli, Dodd vrapoi drejt tij duke e goditur me gotën e verës.
Burri pësoi një çarje në fytyrë ndërsa Dodd u ndalua nga policia dhe megjithëse përballej me deri në tre vjet burg, mori vetëm dënim të pezulluar.
Gjykatësja Elizabeth Nicholls tha se nëna e një fëmije ishte ‘një grua e dedikuar e punëtore’ dhe nuk përbënte rrezik për publikun.
Në gjykatën e Manchester në veri të Britanisë, u tha se ngjarja ndodhi në barin Unicorn Pub në shtator të vitit të shkuar.
Dodd e cila ka një biznes qe organizon evente për fëmijët, kishte dalë me motrën e saj kur kishin nisur të bisedonin me Carl dhe shokun e tij, para se të shpërthente konflikti, shkruan The Sun.
Avokati i saj Mark Friend tha se në kohën e incidentit ajo vuante nga vetëvlerësim i ulët, por u dënua me 12 muaj burg të pezulluar 180 orë punë komunitare të papaguar.
Top Channel