“Ca trimosha të BKH nuk donin të linin patllaken”/ BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap, nuk pati debate Dy raste të armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, janë goditur brenda 24 orëve të fundit në Sarandë ku u organizuan operacionet “Strike 11” dhe “Strike 12”.
Gjatë operacionit të zhvilluar në Sarandë, u arrestua 35 vjeçari A.S pasi iu gjetën doza kanabisi që dyshohet se i shiste në zona të ndryshme të qytetit të Sarandës. 35 vjeçari rezulton të ketë precedent penalë të mëparshëm në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.
Policia ka publikuar edhe videon e aksionit për kapjen e tij ku shihet teksa 35 vjeçari tenton të largohet me vrap pasi kuptoi se po ndiqej nga efektivët.
Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij , policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri kallashnikov, 1 kallëp tritoli, 1 krehër me municion luftarak, një sasi lënde narkotike cannabis, një sasi farash cannabisi dhe një shumë parash të dyshuara të falsifikuara.
Po ashtu në operacionin e zhvilluar në Ksamil, u arrestua një 46 vjeçar i identifikuar si S.M me precedent të mëparshëm në fushën e vjedhjes. Gjatë kontrollit të bërë në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 mjet prerës (thikë), 1 palë pranga, disa fishekë arme gjahu, një shumë parash në euro dhe 8 celularë.
Materialet procedurale për të dyja rastet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.
Top Channel